Fermeri drenicas i cili kujdeset për rreth 2000 pula
BILLI

Lexo edhePunonjësit e “Ferronikelit” kërcënohen dhe pengohen në punë, reagon kompania

Me të zbardhur dita, Xhemajl Bytyqi niset drejtë fermës së tij me 2 mijë pula e 100 zogj.
Këtë punë 40-vjeçari nga fshati Krajkovë e Drenasit thotë se bënë me shumë qejf.
“Për momentin i kemi rreth 2 mijë pula ndërsa zogj kemi pak sepse në pranverë i çelim dhe gjatë verës i shesim. Disa i ndalim për të qel zogj të ri. Ne çdo herë jemi marrë me pula ndërsa me shumicë është viti i parë”, ka thënë Bytyqi për ATV, transmeton DrenicaOnline.
Ai thotë se nuk kanë edhe shumë punë për tu përkujdesur. “Krejt çka duhet është ushqimi në mëngjes që e përdorin dhe nganjëherë edhe në mbrëmje. Gjatë sezones që jemi tani ka mjaftë me kullotë jashtë dhe nuk ka nevojë për t’iu qitur”, ka thënë ai.

Lexo edhePunonjësit e “Ferronikelit” kërcënohen dhe pengohen në punë, reagon kompania
Fermeri nga Krajkova vetëm këtë vit ka kultivuar rreth 30 mijë zogj.