Fermerët nga Malisheva përfitojnë 50 krerë lopë
Dje dhe sot, dhjetë fermer nga Komuna e Malishevës, furnizohen me lopë qumështore, përkatësisht me nga pesë krerë lopë.
Furnizimi i fermerëve me lopë qumështore, bëhet në kuadër të realizimit të projektit për përkrahjen e blegtorëve, dhe në kuadër të investimeve të përgjithshme në bujqësi, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.
Këta dhjetë fermer, paraprakisht janë ndihmuar nga komuna, në ndërtimin e stallave, ndërsa finalizimi i kësaj ndihme bëhet me furnizimin me lopë qumështore. Përmes kësaj ndihme, Komuna e Malishevës, synon shtimin e numrit të gjedhëve, rritjen e kapaciteteve për furnizimin e tregut me qumësht dhe produkte të qumështit dhe krijimin e vendeve të punës.
Në shpërndarjen e gjedhëve, mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, të cilët i kanë uruar fermerët përfitues të kësaj përkrahje nga ana e komunës. “Uroj që ti gëzoni dhe ta shtoni numrin e krerëve në stallat tuaja”, ju tha nënkryetari Mazreku.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Murat Hoxha, ka thënë se “përkrahja për bujqësinë në përgjithësi dhe e blegtorisë në veçanti, do të vazhdoj të mbetet prioritet i Komunës së Malishevës, dhe investim në këtë drejtim do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2017”. Drejtori Hoxha, ka sqaruar se ndarja e lopëve, është bërë sipas numrave, përkatësisht numrave të regjistrit që posedojnë lopët dhe kjo ka qenë forma më transparente e ndarjes së krerëve të lopëve.
Lexo edheBizneset humbin qindra mijëra euro nga reduktimet dhe energjia elektrike jocilësore
Po ashtu drejtori Hoxha, ka thënë se “të gjitha këto krerë, janë të mbarësuara dhe brenda pak kohësh, praktikisht numri i tyre do të dyfishohet nga pesëdhjetë, në njëqind krerë dhe ky është edhe synimi ynë, që përmes kësaj ndihme fermerët të kenë mundësi ti rrisin kapacitetet e tyre në stalla”.
Përndryshe, furnizimi me lopë qumështore, është bërë në bashkëfinancim me fermerët, ku Komuna e Malishevës ka kontribuar me 70% të shumës, përkatësisht me 72 200 euro, ndërsa fermerët me 30% të shumës.
Gjatë vitit 2017, sipas drejtorit Hoxha, do të ketë edhe investime tjera, si në fushën e blegtorisë, ashtu edhe fushat tjera të bujqësisë.














