Ferizaj: Vetura me katër pasagjerë godet shtyllën elektrike
01

Lexo edheLajme Abrashi: Kujtesa ndaj të kaluarës është udhërrëfim për të dalluar të ardhmen (Foto)

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person derisa po drejtonte veturën e tij ka goditur shtyllën elektrike bashkë me tre pasagjerë në fshatin Bibaj të Ferizajt.
“Një mashkull derisa drejtonte veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge duke e goditur një shtyllë elektrike. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i cili është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor ndërsa tre pasagjerët e tij kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas trajtimit mjekësor në spitalin e Ferizajt janë liruar”, thuhet në raport.

Lexo edheLajme Abrashi: Kujtesa ndaj të kaluarës është udhërrëfim për të dalluar të ardhmen (Foto)