back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajmeFerizaj: Policia shqipton 326 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes në...

Ferizaj: Policia shqipton 326 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes në janar

Të ngjajshme

Kontrabandë nën petkun e mjekësisë në Maqedoni të Veriut: Lojëra në biznesin e kanabisit

Policia dhe Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion...

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina përplaset me kamionin, 2 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka...

Gjyqësori i Kosovës thellon bashkëpunimin me institucionet turke në fushën e drejtësisë

Delegacioni i lartë i gjyqësorit të Kosovës, përbërë nga...

“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim të kushteve të punës

Punëtorët e ndërmarrjes publike “Trafiku Urban” në Prishtinë kanë...

Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit vazhdon të mbetet një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit janar 2026 janë shqiptuar gjithsej 326 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik, transmeton lajmi.net.

Autoritetet policore bëjnë apel te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të përqendrohen plotësisht në rrugë dhe të shmangin çdo shpërqendrim, pasi edhe një sekondë pakujdesie mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Policia siguron qytetarët se të dhënat e raportuara do të ruhen plotësisht konfidenciale./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz