Ferizaj: Gjuajtje me armë zjarri në dasmë, sekuestrohen dy armë dhe 50 gëzhoja – intervistohet një person
dp

Lexo edheZbulim i rrallë arkeologjik në Ulpianë: Mbishkrimi i dytë dedikuar Perandorit Justinian dhe Perandoreshës Teodora

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërhyrë sot rreth orës 13:00 në një dasmë në fshatin Greme, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.
Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore, përfshirë hetuesit dhe forenzikën, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit S.A., 57 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 50 gëzhoja armësh.
Po ashtu, i dyshuari ka prezantuar dy armë zjarri – një revole dhe një pushkë gjuetie – të cilat janë sekuestruar me urdhër të prokurorit të shtetit.
Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat:

Lexo edheZbulim i rrallë arkeologjik në Ulpianë: Mbishkrimi i dytë dedikuar Perandorit Justinian dhe Perandoreshës Teodora
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe
“Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Pas intervistimit, S.A. është liruar në procedurë të rregullt.
