back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeFerizaj: Dy shoferë ndëshkohen për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në trafik

Ferizaj: Dy shoferë ndëshkohen për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në trafik

Të ngjajshme

“Rrahja” e Prof. Lul Rakës, lajm i rrejshëm i krijuar me IA

Një postim i krijuar me Inteligjencë Artificiale për kinse...

Policia sekuestron 101 paketa cigare në Leposaviq, vlera rreth 85 mijë euro

Njësia policore e Policia e Kosovës ka zbuluar një...

I mituri në Xërxë shkon në shkollë me thikë, shoqërohet në polici

Një incident është raportuar të premten pasdite në fshatin...

Policia e Ferizajt ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje të rënda në komunikacion, të cilat ishin bërë publike edhe në rrjetet sociale.

Shoferi L.B., 21 vjeç, u ndëshkua me gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentës për 12 muaj, pasi në fshatin Greme të Ferizajt, në zonën me kufizim shpejtësie 50 km/h, drejtoi BMW X6 me shpejtësi 209 km/h. Ai e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar, raporton lajmi.net

Shoferi tjetër, E.K., 27 vjeç, mori gjobë prej 150 euro dhe 1 pikë negative për kryerjen e manovrave të vrullshme me Seat Ibiza në fshatin Zllatar. Edhe ai e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit për të shmangur rreziqet në trafik. Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave përmes numrit 192 ose aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, me garanci për konfidencialitet të plotë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz