Indeksonline raportoi më herët për një incident të shëmtuar në Ferizaj, ku një qytetar godet dhe kap për fyti një punëtor që i bllokoi rrugën në hapësirën ku po zhvilloheshin punime.
Rasti u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, që pohoi se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar për intervistim.
“Më 07.03.2026, rreth orës 15:30, në rrugën “12 Qershori” është raportuar një rast sulmi. Sipas raportimit, punëtori i një kompanie të autorizuar për punime në rrugë, është sulmuar nga një person i dyshuar. Në vendngjarje ka reaguar patrulla e policisë. Viktima është intervistuar, ndërsa në rast janë angazhuar njësitë hetimore të stacionit policor. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është iniciuar si vepër penale “Sulmi”. Është identifikuar i dyshuari i këtij rasti dhe është kontaktuar për intervistim. Për detaje tjera do te njoftoheni me raport vijues”, ka thënë Veseli.
Indeksonline bën me dije se i dyshuari në fjalë ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit.
Ndaj të dyshuarit B.J., 23 vjeç, do të vijojnë procedurat e tjera hetimore.