back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaLajmeFerizaj: 30 gjoba për përdorim telefoni gjatë ngasjes

Ferizaj: 30 gjoba për përdorim telefoni gjatë ngasjes

Të ngjajshme

Islam Ukimeri nga PDK në Prizren, asamblisti më i votuar në Kosovë


Islam Ukimeri, kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK),...

Prokuroria kërkon paraburgim për Mahmut Hoxhajn që plagosi dy persona në Pejë

Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së...

Afro 4 mijë pako të diasporës refuzohen nga KQZ – vijon numërimi në QNR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në...

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 30 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin celular gjatë ngasjes së automjetit, gjatë 24 orëve të fundit.

Ky aksion është zhvilluar pas një fushate disa ditore me moton: “Një sekond në telefon mund të bëhet shumë vonë. Duart në timon, e jo në telefon.”

Sipas njoftimit të policisë, qëllimi i këtij aksioni është ngritja e nivelit të sigurisë në komunikacion dhe parandalimi i aksidenteve rrugore që mund të shkaktohen si pasojë e pakujdesisë gjatë përdorimit të telefonit, transmeton lajmi.net.

“Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të përqendrohen në ngasjen e automjetit dhe të shmangin përdorimin e telefonit, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja për jetën e njerëzve”, thuhet në komunikatë.

Kontrollet, sipas policisë, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Qytetarët ndërkohë ftohen të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Policia garanton se të dhënat e raportuesve do të ruhen në konfidencialitet të plotë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz