back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaZgjedhjetFerit Idrizi: Dumnica sonte vulosi fitoren tonë të madhe

Ferit Idrizi: Dumnica sonte vulosi fitoren tonë të madhe

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Dumnicë, ku ishte i shoqëruar nga kandidatët për Kuvendin Komunal, Vlerë Tahiri dhe Mehdi Igrishta.

Gjatë takimit, Idrizi tha se Dumnica ka qenë ndër fshatrat që kanë përfituar më së shumti nga investimet komunale, duke përmendur ndërtimin e rrugës prej mbi 10 kilometrash, të cilën e cilësoi si një projekt model për zonat rurale të komunës.

Ai theksoi se besimi i banorëve të Dumnicës është ndërtuar përmes punëve konkrete dhe se programi për mandatin e ardhshëm do të vazhdojë me investime në infrastrukturë, arsim dhe shërbime publike.

“Punët e mëdha që i kemi përfunduar dhe planet për mandatin e ardhshëm janë dëshmia e besimit të banorëve të Dumnicës për qeverisjen tonë”, tha Idrizi, duke e vlerësuar takimin si një shenjë të qartë të mbështetjes së komunitetit lokal.

Të Fundit

Sport

ShowBiz