Ferid Agani Kërkon Lirim nga Detyra

Pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij në Rastin “Stenta”, Ferid Agani i kërkoi Isa Mustafës lirim nga detyra.
Në letër Agani i kërkoi Mustafës që të lirohet “nga detyra e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri në momentin e shpalljes së pafajësisë”.
Agani lirimin nga detyra e lidhi me qeverisjen e pastër “pa asnjë dyshim në bartësit e funksioneve publike, “i përkushtuar që drejtësia të kryejë punën e saj në mënyrë të papenguar”.

Lexo edheBerisha: Zhbogar i tha Bahtirit: T’i shpalli zgjedhjet nëse nuk e pranon marrëveshjen
Aktakuza ndaj Aganit dhe 63 personave tjerë u ngrit dy ditë më parë.
Këta të akuzuar, 44 nga të cilët mjekë dhe infermierë të institucioneve publike shëndetësore, sipas prokurorisë dërguan pacientë nga këto institucione në dy spitale private, duke marrë ryshfet për këtë.














