Ferat Shala në listën e PDK’së për deputet
03·

Emri i Ferat Shalës ka kohë që po përmendet si kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Drenasi.
I pari që e bëri publik emrin e tij ishte Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar listat me kandidatë, por ende nuk i ka bërë publike.
Shala duket se ka filluar edhe mobilizimin për zgjedhjet e 6 tetorit.

Lexo edheKëto vende të Drenasit pa rrymë
Në paraditen e sotme, ai ka zhvilluar një takim në një familje drenicase, duke shtuar se me familjen e madhe Krasniqi, rrugëtojmë gjithmonë së bashku. /Drenica Press/














