back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaOpinioneFenomeni Kadare nga Besim Xani

Fenomeni Kadare nga Besim Xani

Të ngjajshme

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

Shkruan: Besim Xani/    Nga pasioni që kam për artin i kam lexuar të gjitha fjalimet e nobelistëve të letërsisë, por kur e lexova fjalimin e Kadaresë gjatë marrjes së çmimit “Princi i Asturias” në Spanjë u mahnita, nuk kam lexuar kurrë fjalim më të fuqishëm! Nuk ka kush që mundet të më bind që mund të flas dikush për art më fuqishëm se sa fjalimi i Ismail Kadaresë, jo vetëm që nobelistë nuk e tejkalojnë, por as afër nuk mund ti afrohen atij fjalimi.

Nuk e di se çfarë është art për shumë shkrimtar, por fenomeni Kadare na tregon se arti nuk është aspak festiv, është i zymtë, i trishtueshëm ushqehet nga vdekja dhe nën produktet e saj, nata, gjumi, ëndrra, brerja e ndërgjegjës, ky është ligji i artit që ju bind dhe kurrë se tradhtoj Kadare, madje vajza e tij thotë: “Babi edhe jetën e ka bërë sipas ligjeve të artit” që nga lindja e letërsisë thotë Kadare “ajo ra në konflikt me vdekjen dhe vetëm letersia pati kurajo ta qortoj atë.

” Kjo na e kujton edhe Orfeun ku thotë: “Vetëm arti i madh bën kompromis me gjëra të pamundura”, gjenitë takohen me ide, një poet grek për poemat Homerike thotë se “nuk janë asgjë tjetër veq një lloj keqardhje për krimet e bëra ndaj Trojanve.” Kadare na jep modelin e artistit ai na jep një modele të artistit thotë “ai duhet të jetë krejtësisht neutral” dhe e përmend Homerin e madh është poeti më neutral i njerëzimit dhe shton arti nuk guxon ti shpjegoj gjërat, thotë ai ta kujtojmë romanin “I Huaji” i Kamys i mbushur me vdekje ashtu qysh dëshiron Kadare. Kritika thotë nuk “shpjegohet” ky roman vetëm “interpretohet,” se sa i kursyer është në vlerësime thotë që nga lindja e letërsisë këtu e 4000 vite, njerëzimi nuk ka nxjerrur më shumë se 20 deri 25 gjeni nuk ka më shumë, sot bota po kërcënohet me luftra, me vetmi, që është tmerri më i madh për njeriun.

Kadare në vitin 1963 e botoi romanin profetik ndër më të mëdhenjit e letërsisë botërore “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur” ku kritika e quan është roman kundër vdekjes, kundër vetëmisë, çfarë ka më madhështore dhe më universale dhe humane se sa të jesh kundër vdekjes, ky roman është Illiada e shekullit 20, i paarritshëm, duhet të jemi mirënjohës se një komb të vogël fal gjenialitetin e tij, letërsinë tonë e bëri të përbotshme.

Për mendimin tim vetëm me Kafkën mund të krahasohet, Kafka është edhe shkrimtari më i dashur i Kadaresë edhe me Eskilin e greqise antike po ashtu shum i adhuruar nga Kadare me asnjë nobelist tjeter. Faleminderit Shqipëri që botës ja fale një gjeni dhe një kryeveper krahas shumë veprave te tjera “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur” që e bëri gjeneral të prozës në letërsinë botërore, e bëri Homer të shekullit 20.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz