BallinaLajmeFemra e parë në Kosovë që është mjeshtre e veturave, por sa...

Femra e parë në Kosovë që është mjeshtre e veturave, por sa i besohet puna nga të tjerët? (VIDEO)

Të ngjajshme

Start fantastik, Barcelona kalon shpejt në epërsi ndaj Newcastle

Barcelona ka arritur herët në epërsi ndaj Newcastle. Ishte Raphinha...

Rasti i rëndë i 5-vjeçarit në Lipjan, reagon Action for Mothers and Children

Organizata Action for Mothers and Children ka shprehur shqetësim...

Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, dënon sulmet e Iranit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme...

Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për...

Një vajzë 23 vjeçare nga qyteti i Ferizajt punon si automekanike me babin e saj.

Këtë punë Dorentina e bën tash e shtatë vite.

Madje gjatë punës asaj i është thënë se kjo punë është për meshkuj, por që me kalimin e kohës kanë filluar ta kërkojnë vetëm atë.

“I rregulloj veturat, më herët i kam ndihmuar babait me çelësa derisa e kam marrë besimin në vete për të bërë unë diçka. Klientët më herët nuk m ë kanë besuar nuk janë ndjerë rehat me mua, por me kalimin e kohës tash veç mua më kërkojnë”, tha ajo.

Ajo thotë se ka marrë komente të shumta se ky profesin është vetëm për meshkuj.

“Ky profesion është për meshkuj, por edhe për femra po.Dikush që e përballon unë për vete shumë mirë ndihem në këtë profeison”, tha ajo për REL.

Dorentina thotë se çuditet pse nuk i besojnë, kur vetë ia rregullon veturat.

“Kam qenë në shkollën teknik automekanike, për fat të keq nuk kam mund të vazhdojë më tepër, pasi prej profesorëve kam pasur fjalë jo të mira, kam qenë e detyruar me e ndërpre. Më thonin se nuk është profesion për ty. Më thonin nuk mundesh me i përballu ty. E sot, shoqëria kur më sheh me rregullu vetura, habiten”, shtoi Dorentina.

Ëndrra e saj vazhdon të jetë që në të ardhmen të ketë një punëtori të veten.

Përpos punës me vetura, pasdite ajo punon si banakiere në një restorant në Ferizaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz