Shkruan: Labinot Smakaj
Sot, tek ne këto dy pyetje kërkojnë përgjigje jo vetëm formale, por edhe përmbajtësore dhe argumentuese. Si e para, ashtu edhe dyta, pra edhe lira e besimit edhe lira e shprehjes janë të drejta kushtetuese. Akti më i lartë juridik, Kushtetuta e Kosovës, na i garanton këto të drejta. Deri këtu, jemi në rregull sa i përket anës formalo-juridike. Por, përgjigja nuk mjaftoka vetëm me kaq.
Çështja bëhet edhe më e ndjeshme kur këto të drejta duhen zbatuar në praktikë. Feja dhe besimi në parim duken të njëjta, por në fakt nga këndvështrimi im ka një dallim esencial. Ngase feja mund të konsiderohet një sistem mendimesh dhe sjelljesh nga një grup i njerëzve në raport me parimet e besimit në fuqinë mbinatyrore (Zotin). Kurse besimi është lidhja e individit në raport me Zotin (fuqinë mbinatyrore). Andaj, kushdo le ta ushtrojë këtë drejtë, por pa cenuar dhe dhunuar të drejtën e dytë pra lirinë e shprehjes. Rrjedhimisht kemi më shumë nevojë për besim e më pak për fe!!! Ish-Presidenti Boshnjak Alia Izetbegoviç kishte thënë: “Besimi i njeriut nuk gjendet në Xhamia e Kisha, por në zemrën e njeriut”.
Andaj, dhuna është e papranushme ndaj kujtdo që ushtrohet, për shkak të mendimeve të tija për fenë. Pra, feja si sistem mendimesh nuk pranon dhunën, ndersa ai që beson nuk sulmon në emër të besimit asesi. Kurse, liria e shprehjes është e drejtë e patjetërsushme. Secili ka të drejtë të shpreh mendimet e tij/saj, qoftë ky mendim edhe për fenë apo besimin. Por edhe këtu pa i cenuar tjetrit të drejtën e tij/saj. Përveç kufizimeve të parapara me ligj. Pra, askush madje askush nuk mund ta dhunojë fizikisht, as sulojme dikë pse shpreh mendimet e tij/saj për fenë, besimin, mos besimin etj. Kjo lloj tendence, për të kufizuar lirinë e shprehjes është e papranushme, kurse pengimi i kësaj lirie është sipas ligjit e denushme. Krejt në fund, me shumë besim, me pak fe. Me shumë dashuri e me pak urrejtje. Duke dashur njëri-tjerin me dallimet që kemi, respektojmë të drejtat që na i garanton ligji siç na mëson edhe e drejta romake:
1. Të jetosh me nder
2. Të mos i bësh dëm tjeterit
3. Secili të merr atë që i takon