back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportFC Feronikeli, nga fillimi i vitit krijon skuadrën U21

FC Feronikeli, nga fillimi i vitit krijon skuadrën U21

Të ngjajshme

Shkodër: Antidroga asgjëson mbi 9 mijë bimë kanabisi

Policia ka zhvilluar disa operacione antikanabis në malësitë e...

Drejt përmbylljes procesi i regjistrimit fillestar të pronave në 20 fshatra

Agjencia Shtetërore e Kadastrës po finalizon procesin e regjistrimit...

Vrasja e Charlie Kirk, qëndrimi i Donald Trumpit ndaj dënimit me vdekje

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje që vrasësi i...

FC Feronikeli ka vendosur të themelojë skuadrën U21.

Kampionët në fuqi, kanë vendosur të kalojnë në një nivel tjetër të organizimit të skuadrës, duke krijuar edhe skuadrën U21.

Njoftimi i plotë i KF Feronikelit:

FC Feronikeli ka marrë vendim që nga fillimi i vitit të ardhshëm të krijojë një platformë për zhvillimin e talenteve ku do krijohet skuadrës U21

Bazë e kësaj skuadre do të jenë lojtarët e talentuar të Juniorëve.

U21 do tu shërbejë edhe ekipës së parë, sidomos për ata që rikthehen nga lëndimet dhe kanë mungesë të minutazhës në ekipën A në mënyrë që të rritet aktiviteti fizik, tekniko-taktik optimal i tyre.

Qëllimi i formimit të këtij ekipi U21 është që lojtarët më të talentuar të parapregaditë sa me mire për hapin final që është Ekipa A.

U21 Feronikeli do të organizojë ndeshje miqësore me ekipe te liges se pare dhe të dytë kohe pas kohe dhe do të jetë në mbikqyrje të plotë të trajnerit, Faruk Elshani, në kordinim edhe me kryetrajnerin Agim Sopi.

Apelojmë edhe te klubet tjera që sa më parë të bëjnë krijimin e skuadrës U21 të tyre dhe në këtë menyre të sigurojm sa me shumë minutazhe për talentet tanë në Kosovë.

Ne po ashtu shpresojmë që FFK-ja të organizojë sistem garor deri te liga e parë për skuadrat U21 qe në fakt do jetë një hap shumë i rëndësishëm për të ardhmen e futbollit tonë.

Një sistem i tille garues egziston po thuaj në të gjitha ligat europiane dhe është treguar mjaftë i rëndësishëm për zhvillimin e talentve.

Formimi i skuadrës U21 Feronikeli, do të fillojë nga 1 janari dhe ku pjesë e grupit U21 do jenë 8-12 lojtart me të talentuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz