back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeFatura e dyshimtë e Hashim Thaçit- pagoi dy herë të njejtën drekë

Fatura e dyshimtë e Hashim Thaçit- pagoi dy herë të njejtën drekë

Të ngjajshme

Moti për të dielën

Të dielen parashihet mot i vranët dhe me intervale...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

Specialja cakton paraburgimin prej 1 muaji ndaj 7 të pandehurve, të dyshuar për dhënie dhe marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...
- Advertisement -

Hashim Thaçi dyshohet se kishte paguar dy herë për një drekë të vetme që e kishte ngrënë me njerëzit e tij në tetor të vitit 2011, kur shërbente si kryeministër i vendit.

Fatura të cilën e ka publikuar sot Kallxo.com, tregon drekën luksoze që Hashim Thaçi, asokohe si kryeministër, e kishte paguar dy herë nga 1 mijë e 85 euro e 30 cent (1,085.30) me para të shtetit. Në total, shifra e së njëjtës drekë të Thaçit kishte shkuar në 2 mijë e 170 euro e 60 cent (2,170.60).

Dyshimi bazohet në faktin se në faturë figuron dy herë i njëjti çmim i drekës, mirëpo ndryshon përshkrimi lidhur me këto shpenzime. Në faturë theksohet se Thaçi harxhoi 1,085.30 euro për “drekë zyrtare” më datë 5 tetor 2011 dhe po ashtu figuron edhe një drekë tjetër për “Restaurant Puro” në po të njëjtën ditë; me po të njëjtin çmim.

Sipas dokumentit, dyshohet se Zyra e Kryeministrit Thaçi i kishte paguar mbi 2 mijë euro restorantit “Puro” në Prishtinë për një drekë të vetme që kishte kushtuar 1 mijë e 85 euro.

Fatura tregon se Thaçi dhe njëerëzit e tij kishin konsumuar tri lloj verërash italiane, “Marchesi de Frescobaldi” e cila kushtoi 55 euro;  “Sessantanni” e cila kushton 48 euro dhe “Cicnis’ e cila kushton 42 euro.

Në total këto verëra i kanë kushtuar arkës së shtetit rreth 500 euro, ose gjysma e totalit të faturës.

Në këtë drekë zyrtare, burrështetasit veç verërave italiane, kanë konsumuar edhe karkaleca deti, peshk levrek, file salmoni, file viqi, rucola sallatë e deserte të ndryshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz