back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeFaton Bislimi i LDK’së veçon dy elemente nga urdhri i djeshëm i...

Faton Bislimi i LDK’së veçon dy elemente nga urdhri i djeshëm i Joe Biden për Ballkanin Perëndimor

Të ngjajshme

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka veçuar dy elemente që sipas tij janë më të rëndësishëm nga urdhri që ka nënshkruar dje presidenti amerikan, Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, Bislimi ka thënë se nënshkrimi i këtij udhri do të thotë se çfarëdo veprimi nga kushdo që cenon “integritetin territorial të vendeve apo shteteve” në Ballkanin Perëndimor përbënë shkak për t’u privuar nga e drejta e hyrjes në SHBA dhe arsyeje për bllokim pasurie në SHBA.

Tutje, ai thotë se çfarëdo veprimi nga kushdo që cënon “marrëveshjen për njohje të ndërsjellë” apo në origjinal “mutual recognition agreement” sikur edhe marrëveshjet tjera paraprake si ajo e Dejtonit, Prespës, apo vendimet e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, përbënë shkak për t’u privuar nga e drejta e hyrjes në SHBA dhe arsyeje për bllokim pasurie në SHBA.

Bislimi tutje ka thënë se administrata e presidentit Biden është kundër riorganizimit territorial në Ballkan, pra nuk e mbështet ndryshimin e kufijve./Express/

Shtëpia e Bardhë në aksion: Do t’i fusim në listë të zezë të gjithë zyrtarët në Ballkan që nuk i respektojnë këto marrëveshje ndërkombëtare

Të Fundit

Sport

ShowBiz