back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeFatmir Limaj: Rreth 6 mijë familje që nuk kanë asnjë anëtarë të...

Fatmir Limaj: Rreth 6 mijë familje që nuk kanë asnjë anëtarë të punësuar

Të ngjajshme

Ndalimi i kosovarëve nga Serbia, kritikohet qasja e institucioneve të Kosovës

nstitucionet e Kosovës janë kritikuar për mosreagim të duhur...

Zemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka...

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj ka treguar disa nga prioritetet e tij për fushatën e këtyre zgjedhjeve.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në bazë të dhënave nga Ministria e Punës sot në Kosovë ka rreth 6 mijë familje që nuk kanë ndonjë anëtarë të punësuar e që janë të aftë për punë.

Kryetari i NISMA-s thotë se ministria që kjo parti ka udhëhequr ka trajnuar rreth 27 mijë persona ndërsa sipas tij një pjesë e madhe e tyre janë punësuar.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD thotë se premtimi i tij i parë është që çdo familje do të ketë një person të punësuar.

Limaj thotë se Kosova është i vetmi vend që ka lejuar eksportimin e drurit jashtë vendit. Sipas tij asnjë vend në botë nuk lejon eksportimin e drurit si lëndë e parë.

“Druri ynë ka shkuar në Serbi dhe pas përpunimit atje na është shitur neve shumëfish më tepër. Ne e kemi ndalur këtë praktikë dhe e kemi ringjallur industrinë e përpunimit të drurit që ka qenë në prag të falimentimit”.

Limaj ka thënë se prioritet e tij në të ardhmen do të jetë bujqësia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz