Fatjoni tregon se si u njoh me Merushen që u masakrua me thikë: I kërkova numrin, dolëm në kafe, gruaja e dinte
01

Lexo edhe“E kishte masakruar me sfurk”, i riu zbardh dinamikën e krimit horror: Nëna bënte sehir

Fatjoni rrëfeu se punonte si taksi dhe një ditë gjatë ushtrimit të detyrës do të shkonte në shtëpinë e bashkëshortit të Merushes.
Aty njihet me të, shkëmbejnë numrat dhe kështu nisi historia e tyre. I riu tregoi se pas këtij momenti, kanë dalë për të pirë kafe dhe janë njohur më shumë me njëri-tjetrin. Fatjoni rrëfeu gjithashtu, momentin e ndarjes nga bashkëshortja.
Ai tha se ish-gruaja e dinte për lidhjen e tij me Merushën dhe një ditë, teksa ndodhej në shtëpinë e prindërve për disa ditë, zgjodhi që të mos kthehej më në banesë. Fatjoni thotë më pas se ish-gruaja u martua me një djalë nga Durrësi, të cilin ia njohu e motra.

Lexo edhe“E kishte masakruar me sfurk”, i riu zbardh dinamikën e krimit horror: Nëna bënte sehir
“Kisha 4 vite, kam shkuar në shtëpinë e saj. Ishte e martuar, s’i kishte punët mirë. Shkëmbyem numrat e telefonit, dolëm për kafe. Ish-gruaja ime kishte njohje me Merushen. Divorci me gruan, unë kisha lidhje me Merushen, e dërgova te prindërit për 3-4 ditë. Ajo nuk erdhi më, e lidhi motra me një tjetër nga Durrësi. Ajo e dinte që kisha lidhje me Merushen”, tha Fatjoni.