BallinaLajmeFat në fatkeqësi, 9-vjeçarja e plagosur në Gjakovë është jashtë rrezikut për...

Fat në fatkeqësi, 9-vjeçarja e plagosur në Gjakovë është jashtë rrezikut për jetë

Të ngjajshme

Trump: Gjërat po shkojnë shumë mirë me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

Shqetësimi i OKB: Kriza klimatike po përkeqësohet, ndërsa çekuilibri energjetik rritet

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për meteorologjinë ka paralajmëruar...

KRRE ndryshon rregulloren për formimin e çmimit të derivateve të naftës: Vendimet mund të merren çdo ditë

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) publikoi Rregulloren e ndryshuar...

IndeksOnline raportoi më herët se dy persona në Gjakovë, si shkak i një konflikti, kanë nxjerrë armët.

Nga ky incident pësoi një vajzë e mitur, 9-vjeçare, e cila ishte kalimtare e rastit.

Burimet bëjnë me dije se viktima së pari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, për t’u transportuar më pas në QKUK.

Aktualisht, e mitura është rrugës për në Qendrën Klinike Universitare, teksa burimet pohojnë se e njëjta është jashtë rrezikut për jetë.

Burime të IndeksOnline pohojnë se dy të dyshuarit u përkasin familjeve Kurti dhe Duraku.

Rasti është konfirmuar edhe nga drejtori rajonal i policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar, megjithëse të dyshuarit janë të njohur për policinë.

Sipas Graishtës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz