Trupi i pajetë i policit Armend Trena, i cili bashkë me policin tjetër Malsor Dashi u aksidentuan të shtunën e 28 prillit, është gjetur sot në lumin Lepenc.
Pranë trupit të tij të pajetë që po qëndron ende buzë Lepencit, është sjell një familjar i Trenës për ta identifikuar atë.
Por ai është parë i mërzitur derisa kthehej nga vendi ku ndodhet trupi i pajetë, shkruan Periskopi.
Familjari i Trenës mbahej për krahësh nga dy persona të tjerë.
I mërzitur është parë të jetë edhe një pjesëtar i zhytësve të Policisë që ka kërkuar për trupin e Trenës.
I ulur në tokë, disa metra larg trupit të pajetë, ai shihej duke qajtur derisa ngushëllohej nga kolegët e tij. /Periskopi/







