back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaRegjionaleDrenasFamiljarët e vajzës nga Drenasi: Ajo sërish sot është intervistuar nga Prokuroria...

Familjarët e vajzës nga Drenasi: Ajo sërish sot është intervistuar nga Prokuroria e Shtetit

Të ngjajshme

- Advertisement -

Vajza e cila e kishte paraqitur rastin në policinë e Drenasit për abuzimin seksual nga profesori i saj dhe më pas dyshohet se ishte keqpërdorur edhe nga polici hetues, Vesel Veseli, po vazhdon bashkëpunimin me organet e drejtësisë për të përfunduar hetimet rreth rastit.

- Advertisement -

Dje dhe sot, vajza është paraqitur sërish në prokurori për intervistim të mëtutjeshëm.

Lajmin për Ballkani.info e kanë konfirmuar familjarë të vajzës.

Ballkani.info ka tentuar të flas me Prokurorinë e Shtetit për të konfirmuar këtë lajm, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Familjarët e viktimës kanë thënë tutje për Ballkani.info se ata kanë thënë se familja nuk ka qenë mirë psikikisht që pas publikimit të rastit dhe se nuk kanë mundur të dalin nga shtëpia e tyre nga pasiguria.

Të kujtojmë se dje në prokoruri është paraqitur për të dhënë dëshminë e tij edhe avokati, Gazmend Halilaj, i cili i pari e kishte bërë publik rastin.

Në anën tjetër, sot Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji për të pandehurit, policin hetues Vesel Veseli dhe mësimdhënësin Shkelzen Xhekaj.

Në këtë mënyrë, gjykata ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 07.02.2019 dhe 09.02.2019.

“I pandehuri V.V. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin apo profesionin’ dhe veprën penale ‘Ndërprerja e palejuar e shtatzënisë’. Ndërsa i pandehuri Sh.Xh. po dyshohet për veprën penale ‘Keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin apo profesionin’ dhe veprën penale ‘Nxitje e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë’”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz