back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeFamiljarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha në mbështetje...

Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë” me 17 shkurt

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Në përvjetorin e 29-të të rënies së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, familjarët e tyre kanë shprehur mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”, i paralajmëruar të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

Nga vendi i rënies së heronjve në Pestovë, ata theksuan se sakrifica për liri nuk duhet të vihet në pikëpyetje dhe se, sipas tyre, drejtësia për çlirimtarët mbetet obligim moral, kombëtar dhe historik, transmeton lajmi.net.

Sipas organizatorëve, mbështetja për marshin po vjen nga kategori të ndryshme të shoqërisë, përfshirë familjarë dëshmorësh, veteranë, qytetarë, intelektualë, artistë dhe të rinj. Ata e përshkruajnë këtë tubim si një thirrje për drejtësi të paanshme dhe larg ndikimeve politike.

Marshi “Drejtësi, jo politikë” lidhet edhe me kundërshtimin ndaj proceseve gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, për të cilët organizatorët thonë se po mbahen padrejtësisht në paraburgim, duke e cilësuar drejtësinë për ta si drejtësi për Kosovën./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz