BallinaLajmeFamilja skamnore 8 anëtarëshe jetojnë në veturë (VIDEO)

Familja skamnore 8 anëtarëshe jetojnë në veturë (VIDEO)

Të ngjajshme

Tragjedi në Piranë të Prizrenit, vdes këmbësori 81-vjeçar pasi u godit nga vetura – policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në magjistrlaen Prizren-Gjakovë, në fshatin...

Dy të arrestuar për përfshirje në rrahje në stadiumin e Shtimes

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë...

Protesta në Shqipëri/ Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është...

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Kjo veturë e tipit Zastava, është shtëpi e lëvizshme për familjen 8 anëtarëshe Bajrami

Adresa e tyre është aty ku mund të gjejnë një parking të lirë.

Nëna Gylxhani po ushqen foshnjën 3 javëshe, ndërsa babai me njërin nga fëmijët po niset për të gjetur ushqim për fëmijët e tjerë. Nëna e fëmijëve rrëfen për vështirësitë me të cilat po përballen për çdo ditë. Ajo thotë se ka tre javë që asnjëri prej fëmijëve nuk është larë. “Me gjashtë fëmijë të jesh rrugëve është shumë e rrënd, këto pak më të mëdhenj mund ta kuptojnë por kjo e vogla se kupton. Ende nuk i ka 40 ditë që ka ardhur në jetë. 2-3 javë asnjë nga fëmijët nuk është larë. Edhe ne të ashtu njehtë”, tha Gylxhan Idrizova. Sfida më e vështirë për këtë familje ka qenë stina e dimrit. Gylxhani tregon se si janë ballafaquar me të ftohtin.

“Në veturë kemi fjetur, u ngroheshim jashtë veturës, do ndiznim ndonjë zjarr dhe ashtu ngroheshim. E lëshonim nxehjen në veturë. Fëmijët i vendosnim në veturë, unë edhe burri i shikonim fëmijët si flenë”, shtoi Gylxhan Idrizova. Prej pesë vjetësh kjo familje po endet rrugëve të qytetit. Ata disa herë janë strehuar, nëpër shtëpi të braktisura, por çdo herë dikush i ka dëbuar. Për familjen Bajrami vend i sigurt mbeti kjo veturë. “Nuk kam kur të shkoj me gjashtë fëmijë, nuk e di ku të shkoj, nëse ka dikush të më ndihmoj për këto fëmijë.

Nuk kam të holla nëpër kosha hamë ushqim, në veturë flemë me gjashtë fëmijë”, tha Mensur Bajrami. Gazetari:  A keni kërkuar nga ministria e punës dhe politikës sociale ndihmë? “Askush nuk të ndihmon. Ato më thonë të shkoj në fshatin Çiçino, atje nëse shkoj ka persona që përlahen dhe bëhen probleme.” Fëmija më i vogël i familjes ka mbushur 3 javë, ndërsa më i madhi është 13 vjet. Fëmijët nuk janë të regjistruar as në shkolla. Babai i tyre thotë se nuk ka me çka t’i dërgoj në shkolla. Ekipi i TV21 kërkoi përgjigje edhe nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa nga atje theksuan se do të shqyrtojnë rastin./21Media

https://www.youtube.com/watch?time_continue=41&v=3eikHZOvOvQ

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz