back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeFamilja skamnore 8 anëtarëshe jetojnë në veturë

Familja skamnore 8 anëtarëshe jetojnë në veturë

Të ngjajshme

​Liverpool gati 95 milionë euro për Nico Williams

Liverpooli po përgatit një ofertë prej 95 milionë eurosh...

KQZ zhvillon sot mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror Zgjedhor do të zhvillojë sot mbledhjen e...

U eliminua nga Kupa e Holandës, Robin van Persie mbrëmë pati një fjalosje me tifozët

Skuadra e Feyenoordit është eliminuar herët nga Kupa e...

NATO me buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për buxhetet e...

Kjo veturë e tipit Zastava, është shtëpi e lëvizshme për familjen 8 anëtarëshe Bajrami.

Adresa e tyre është aty ku mund të gjejnë një parking të lirë. Nëna Gylxhani po ushqen foshnjën 3 javëshe, ndërsa babai me njërin nga fëmijët po niset për të gjetur ushqim për fëmijët e tjerë.

Nëna e fëmijëve rrëfen për vështirësitë me të cilat po përballen për çdo ditë.

Ajo thotë se ka tre javë që asnjëri prej fëmijëve nuk është larë. “Me gjashtë fëmijë të jesh rrugëve është shumë e rrënd, këto pak më të mëdhenj mund ta kuptojnë por kjo e vogla se kupton. Ende nuk i ka 40 ditë që ka ardhur në jetë. 2-3 javë asnjë nga fëmijët nuk është larë. Edhe ne të ashtu njehtë”, tha Gylxhan Idrizova.

Sfida më e vështirë për këtë familje ka qenë stina e dimrit. Gylxhani tregon se si janë ballafaquar me të ftohtin.

“Në veturë kemi fjetur, u ngroheshim jashtë veturës, do ndiznim ndonjë zjarr dhe ashtu ngroheshim. E lëshonim nxehjen në veturë. Fëmijët i vendosnim në veturë, unë edhe burri i shikonim fëmijët si flenë”, shtoi Gylxhan Idrizova.

Prej pesë vjetësh kjo familje po endet rrugëve të qytetit. Ata disa herë janë strehuar, nëpër shtëpi të braktisura, por çdo herë dikush i ka dëbuar. Për familjen Bajrami vend i sigurt mbeti kjo veturë.

“Nuk kam kur të shkoj me gjashtë fëmijë, nuk e di ku të shkoj, nëse ka dikush të më ndihmoj për këto fëmijë. Nuk kam të holla nëpër kosha hamë ushqim, në veturë flemë me gjashtë fëmijë”, tha Mensur Bajrami.

Gazetari: A keni kërkuar nga ministria e punës dhe politikës sociale ndihmë?

“Askush nuk të ndihmon. Ato më thonë të shkoj në fshatin Çiçino, atje nëse shkoj ka persona që përlahen dhe bëhen probleme.”

Fëmija më i vogël i familjes ka mbushur 3 javë, ndërsa më i madhi është 13 vjet.

Fëmijët nuk janë të regjistruar as në shkolla.

Babai i tyre thotë se nuk ka me çka t’i dërgoj në shkolla.

Ekipi i TV21 kërkoi përgjigje edhe nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa nga atje theksuan se do të shqyrtojnë rastin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz