BallinaLajmeFamilja nga Peja u dëbua për shkak se nuk ka pasur mundësi...

Familja nga Peja u dëbua për shkak se nuk ka pasur mundësi ta paguaj qiranë, nis mbledhja e parave për blerjen e banesës

Të ngjajshme

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Aplikacioni social Instagram ka prezantuar një funksion të ri...

Bombarduesit amerikanë vazhdojnë të përdorin bazën RAF Fairford në Britani

Avionët bombardues të SHBA-së po vazhdojnë të përdorin bazën...

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Gabim në mbrojtje, Liverpuli barazon rezultatin ndaj Brightonit (VIDEO)

Liverpuli e ka barazuar rezultatin ndaj Brightonit. Pas një gabimi...

Humanisti Adnan Hyseni, ka njoftuar se ka nisur me mbledhjen e parave për blerjen e një banese për familjen Lajqi nga Peja, e cila ditën e enjte është dëbuar nga pronari për shkak se nuk ka pasur mundësi ta paguaj qiranë.

Hyseni ka lutur qytetarët që të kontribuojnë në mënyrë që sa më shpejt të mblidhen paratë e nevojshme për blerjen e banesës për familjen Lajqi, transmeton Telegrafi.

“Po fillojmë me emër të ZOTIT e besim të BAMIRËSVE kudo në botë që sa me shpejt t’i tubojmë 29.000€ që ta blejmë dhe ta bëjmë me banesë familjen 4 anëtarëshe LAJQI në Pejë (neto73m2, bruto 60m2) si dhe podrum 11m2 e cila familje sot është largu dhe është lënë në rrugë nga qiramarrësi në këtë kohë të vështirë si nga i ftohti por edhe rreziku nga coronavirusi dhe ka prek secilin nga ne dhe që është sistemuar në një banim të përkohshëm”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Ai ka publikuar edhe informacionet e nevojshme mbi bankat dhe një numër kontaktues.

“Deponimi në këto dy llogari bankare: KOSOVË- TEB BANK 2015000077834774 GJERMANI – Commerz Bank DE59545400330201058500 Nr im i kontaktit ne wahtsapp / viber +49 176 61740352”. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz