back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëFamilja nga Mitrovica kërkon ndihmë për ta gjetur Mirjeta Zekën që është...

Familja nga Mitrovica kërkon ndihmë për ta gjetur Mirjeta Zekën që është zhdukur qe 9 muaj

Të ngjajshme

Familja Zeka nga Komuna e Mitrovicës ka kërkuar ndihmë për të gjetur familjaren e saj, e cila është zhdukur që nga marsi i këtij viti, raporton Gazeta Express.

Mirjeta Zeka nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët e saj që nga 31 marsi, kur edhe ishte përshëndetur me familjen, për t’u nisur kështu për në Gjermani.

Familjarët e saj përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar nga të gjithë ata që mund të kenë informacione për të, që t’i lajmërojnë.

Sipas tyre, dyshimet janë te bashkëshorti i Mirjeta Zekës.

“Me shpresë që do ta gjejmë Mirjetën vajzën e hasretit që është martuar me një bishë dhe po të njëjtën bishë drejtësia e Kosovës e lë të sillet i lirë dhe të krijon ku me ditë edhe sa viktima të tjera”, thuhet në lajmërimin e familjes.

Me rastin po merren prokuroria dhe policia e Mitrovicës.

Prokuroria ka deklaruar se nuk mund të japë më shumë informacione pasi që rasti është ende në fazë të hetimeve.

“Mund të konfirmojmë se Prokuroria e Mitrovicës është duke punuar në zbardhjen e këtij rasti dhe nuk mundemi të japim ma shumë detaje për shkak se rasti ende është në fazën e hetimit”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë. /GazetaExpress./

Të Fundit

Sport

ShowBiz