Familja e Sinan Vllasaliut jep lajmin e shumëpritur: Këngëtari po përmirësohet pas aksidentit me motor
dp

Lexo edheSot ditëlindja e Angelina Joliet, kaq vite ka mbushur

Edona bëri të ditur se Sinani, i cili ishte ftuar të performonte edhe në dasmën e këngëtares Dua Lipa, nuk ka mundur të marrë pjesë për shkak të lëndimeve që kërkuan ndërhyrje kirurgjike, transmeton lajmi.net.
Në një postim në Instagram, ajo shprehu mirënjohje për stafin mjekësor për përkushtimin dhe kujdesin gjatë trajtimit të babait të saj.
“Babi im, i cili me shumë pasion për muzikën ishte ftuar të këndonte edhe në dasmën e Dua Lipës, fatkeqësisht nuk mundi të marrë pjesë për shkak të aksidentit. Megjithatë, jemi shumë mirënjohës që sot ai ndodhet në duar të sigurta dhe po rikuperohet. Faleminderit pafund secilit mjek, infermier dhe çdo anëtari të stafit për kujdesin, durimin dhe zemrën që treguat. Mirësia juaj nuk harrohet”, shkroi ajo./lajmi.net/

Lexo edheSot ditëlindja e Angelina Joliet, kaq vite ka mbushur