BallinaRegjionaleDrenasFamilja e Kryetarit Lladrovci, familja e Hamëz Lladrovcit dhe biznesi “Te Bulat”...

Familja e Kryetarit Lladrovci, familja e Hamëz Lladrovcit dhe biznesi “Te Bulat” dhurojnë 11,000kg me miell për familjet ne nevojë

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me familjen e tij, kanë dhuruar 5000kg me miell për familjet ne nevojë të Komunës së Drenasit për të tejkaluar sfidën e krijuara nga pandemia globale e virusit COVID-19.

Edhe Hamëz Lladrovci me familje, kanë dhuruar 3000kg me miell për ato familje që kanë nevojë për të tejkaluar këtë situatë.

Po ashtu, edhe Auto Servis “Te Bulat” me pronar Besnik Hasi, kanë dhuruar gjithashtu 3000kg me miell për familjet ne nevojë.

Këto ndihma do të ndahen gjatë kësaj jave tek familjet që kanë nevojë, të përzgjedhura nga administratorët e vendbanimeve.

Deri më tani, janë ndarë mbi 1200pako ushqimore-higjienike nga Komuna e Drenasit së bashku me donatorë, ndërsa për të gjitha familjet që janë në asistencë sociale, javën e kaluar janë furnizuar me nga një thes me miell të 25kg, pra gjithsej janë ndarë 27,200kg me miell, donacion nga biznese e individ bamirës.

Ndërsa nga java e ardhshme, Komuna e Drenasit do të ndaj edhe 2000 pako ushqimore-higjienike për familjet ne nevojë, nga buxheti i Komunës i ndarë në mbledhjen urgjente të Kuvendit të Komunës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz