BallinaRegjionaleDrenasFamilja Deliu nga Abria kërkon mirëkuptim për shfuqizimin e Gjykatës Speciale (VIDEO)

Familja Deliu nga Abria kërkon mirëkuptim për shfuqizimin e Gjykatës Speciale (VIDEO)

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Me Gjykatën Speciale nuk po pajtohen ata që humbën familjen. Imer e Bashkim Deliu, nga Abria e Drenasit, të cilëve iu masakruan 16 anëtarë të familjes, kërkojnë që të gjenden dhe të dalin para drejtësisë ata që ua vranë familjarët e tyre gjatë luftës në Kosovë.

Krejt çka ka mbetur, janë varret e fëmijëve, pleqve e grave që u masakruan nga forcat militare e paramilitare serbe.

Imer Deliu e Bashkim Deliu, të cilëve iu masakruan 16 anëtarë të familjes, po kërkojnë mirëkuptim nga SHBA-të që Gjykatën Speciale ta shfuqizojnë, dhe të bëhet një gjykatë që do t`i hetojë krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë 20 vjet më parë e që deri tash nuk është akuzuar askush.

Edhe Bashkim Deliu, që humbi babain, vëllanë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, kërkon drejtësi. Ai thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, mbrojti popullin e paarmatosur, ndaj të cilëve u kryen dhunime, vrasje, masakrime e gjenocid.

Që nga viti i kaluar këta familjarë të viktimave kishin dërguar një kërkesë në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar nga deputetët që ta ngritin zërin për t`u hetuar kryerësit e këtyre krimeve si në Abri, Rezallë, Izbicë, Krushë, Mejë e vende tjera.

 

Autor: Besart Galica

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz