Familja Çoçaj ia ka falur gjakun familjes së shoferit që shkaktoi aksidentin në Gjilan, transmeton Gazeta Metro.
Pjesëmarrës në këtë falje gjaku ishte edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Si pasojë e këtij aksidenti kishte ndërruar jetë një person dhe kurse 23 ishin të lënduar.
Këtë e kishte bërë të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, i cili në një prononcim kishte thënë se nga aksidenti i rëndë në Gjilan, një person ka ndërruar jetë./gazetametro.



