Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka ndarë një moment të veçantë me yllin ndërkombëtar të muzikës pop, Dua Lipa, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë për festivalin “Sunny Hill 2025”.
Përmes një postimi në Instagram, Ledri ka publikuar një fotografi të realizuar përkrah Duas, e cila është shoqëruar me një mbishkrim emocional: “Faleminderit që je shqiptare”.
Kjo fjali e thjeshtë, por plot kuptim, ka ngjallur reagime të shumta pozitive në rrjete sociale, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente përkrahëse nga fansat.
Ky gjest i Ledrit është vlerësuar si një shprehje mirënjohjeje ndaj Duas për përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve në skenën ndërkombëtare, si dhe për përkushtimin e saj në promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar në botë.
Të dy artistët janë ndër emrat më të dashur të publikut shqiptar dhe momenti i tyre i përbashkët ka emocionuar shumë ndjekës në rrjete sociale, veçanërisht gjatë një ngjarjeje të rëndësishme si “Sunny Hill Festival”.
View this post on Instagram