Fakulteti Filologjik në gjendje të rëndë (VIDEO)
BILLI
Lexo edheI moshuari në Gjilan alivanoset nga temperaturat e larta, askush nuk i ofron ndihmë (Video)
Studentë dhe persona që vizitojnë çdo ditë Universitetin japin kritika te shumta per infrastrukturën e brendshme dhe të jashtme të Fakultetit Filologjik që ka filluar të dëmtohet.
Edhe Milazim Krasniqi Profesori i Fakultetit Filologjik, ka vlerësuar që gjendja në këtë objekt është e rëndë.
Sipas Krasniqit objekti është shumë i vjetër, në salla nuk ka zërim, dritaret e dyert nuk mbyllen dhe, mungon edhe pastërtia.
Duke pasur parasysh gjendjen e tillë Milazimi mendon se këtij fakulteti i nevojitet renovim i plotë.

Lexo edheI moshuari në Gjilan alivanoset nga temperaturat e larta, askush nuk i ofron ndihmë (Video)
Ndërsa, profesori nga ky fakultet Rrahman Paqarizi u shpreh për Tribuna Channel se Arsimi në Kosovë nuk është në nivelin e knaqshëm dhe ka pohuar se në Fakultetin Filologjik punohet në gjendje jo të mirë.
Sipas tij, Institucionet e shtetit duhet ta pajisin me më shumë fonde zhvillimore buxhetin e Universitetit të Prishtinës.