Fajdexhiu që vrau dy njerëz shoqërohej me Albin Kurtin
dp

Lexo edheVdes edhe një person nga të shtënat e mesditës në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

Sipas burimeve të lajmi.net, viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në Gjilan, dhe dyshohet se u vranë nga persona të përfshirë në fajde.
I dyshuari për vrasjen është Mefail Shkodra, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
I njëjti ishte parë në shoqëri të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe zotërisë së parë, Prindon Sadriut.
Ndryshe në qershor të vitit të kaluar, Mefail Shkodra së bashku me të birin, Edonis Shkodra, ishin arrestuar nën dyshimin për fajde.

Lexo edheVdes edhe një person nga të shtënat e mesditës në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave
Gjatë operacionit policor, si dëshmi materiale u sekuestruan tri vetura, motorë sportivë, armë dhe municion, kartëmonedha në euro, dokumente të ndryshme, si dhe dëshmi të tjera materiale.