Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura sot ka marrë pjesë në prezentimin e projektit të kanalizimit fekal para qytetarëve të bashkësisë lokale të Likocit. Në takim kanë marrë pjesë shumë qytetarë të interesuar për zgjidhjen e problemit të kanalizimit në këtë lokalitet.
Në hapje të këtij takim Nënkryetari Nura para qytetarëve të pranishëm ka deklaruar se Komuna e Skenderajt është në fazën e hartimit të projektit të kanalizimit për fshatrat e bashkësisë lokalet të Likocit. “Qëllimi i këtij takimi është prezentimi para jush i projektit fillestar si dhe marrja e sygjerimve dhe rekomandimeve në lidhje me realizimin e tij. Projekti i kanalizimit në fshatrat e e kësaj bashkësie lokale do të nisë në verë, pasi të bëhet hartimi detal i tij dhe pasi të kryhen të gjitha proceduart ligjore”, tha z.Nura.
Ai më tej ka theksuar se Komuna e Skenderajt po investon fuqishëm në infrastrukturën e fshatrave, me fokus në kanalizime, pasi projektet e asfaltimit të rrugëve të lagjeve janë në përfundim e sipër. Z. Nura më këtë rast sqaroi se asfaltimi i rrugëve të mbetura në Likoc do të përfundojë shumë shpejt.
Pjesmarrësit në këtë prezentim u interesuan për detajet e projektit, sidomos në aspektin e shtrirjes së tubave dhe vendgrumbullimeve, si dhe për afatet e realizimit të tij. Ata e falenderuan Komunën ë Skenderajt për investimet në këtë projekt dhe për mundësinë e pjesmarrjes së tyre në fazën e hartimit të tij.
Banorëve të Likocit, Abrisë së Poshtme, Ticës, Murgës dhe Plluzhinës u është kërkuar mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të projektit të kanalizimit, pasi realizimi i tij është në interes të vet atyre.
Në kuadër të projektit të prezentuar sot do të përfshihen në rrjet të kanalizimit fekal fshatrat Likoc, Abri e Poshtme, Ticë, Plluzhinë dhe Murgë, fshatra këto që gravitojnë në bashkësin loklae të Likocit. Projekti është në fazën e hartimit dhe pas marrjes së mendimit të qytetarëve do të kalojë në fazën e oferimit dhe zbatimit të tij në praktikë. Ky projekt pritet të kushtojë mbi 1 milon euro.