Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka bërë të ditur se Komuna e Skenderajt ka rivendosur flamurin e ri me Hashim Thaçin e Kadri Veselin nën moton “Liria ka emër”. Nura pas rivendosjes së flamurit tha “Shqipet iu rikthyen fluturimit”, shkruan Drenica Press.
Kujtojmë se ky flamur është demtuar nga persona të panjohur e më këtë rast kishte reaguar kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, duke bërë të ditur se lidhur me dëmtimin e kabllove metalike në këtë komunë, ku ishte vendosur edhe flamuri me fotografitë e ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Nura shtoi se: “Një akt i tillë si ky i prerjes së qëllimshme të kabllove metalike të transparentit me fotografi të Thaçit e Veselit me mbishkrimin “Liria ka emër”, është i papranueshëm dhe tepër i ulët. Dikënd po e pengon e vërteta. Historia nuk mund të rishkruhet me veprime të tilla. Drenica nuk i harron bijtë e saj. Një veprim i tillë ka veç një adresë e cila gjendet jashtë kufijve, ndërsa ekzekutorët duhet t’i gjejë policia, që tashme po merret me rastin”./DRENICA PRESS/