BallinaLajmeFadil Nura nuk kandidon për deputet, e mbështet Jakup Nurën në këto...

Fadil Nura nuk kandidon për deputet, e mbështet Jakup Nurën në këto zgjedhje

Të ngjajshme

Meteor misterioz “lëviz” mbi Teksas

Një zjarr misterioz që duket se lëviz në mënyra...

Rrezik masiv për miliona iPhone: Malware “DarkSword” kërcënon përdoruesit

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë lëshuar një paralajmërim urgjent...

Tronditëse: Viktima në Pestovë është pjesëtar i Policisë së Kosovës

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Pestovë...

Zgjedhjet e 28 dhjetorit po afrojnë e bashkë me to po plotësohen edhe listat me kandidatë për deputetë.

Më 7 dhjetor është afati i fundit kur partitë politike mund t’i dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në këto zgjedhje.

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura në një përgjigje për lajmi.net, ka thënë se nuk do të jetë kandidat për deputetë në këto zgjedhje.

Ai ka treguar edhe arsyen, shkruan lajmi.net.

“Nuk do të jem kandidat për deputet në këto zgjedhje. Do ta mbështës kushëririn tim Jakup Nurën i cili do të garoj në këto zgjedhje”, ka thënë Nura për lajmi.net.

Jakup Nura ka kandiduar edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit duke siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Fadil Nura nuk ka kandiduar as për kryetar të Komunës së Skenderajt. Në zgjedhjet e fundit lokale, me mbi 80% ka fituar kandidati i PDK-së për kryetar Sami Lushtaku.

Lushtaku ka marrë sot detyrën nga Nura, i cili për 4 vitet e fundit udhëhoqi këtë Komunë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz