back to top
Tuesday, November 11, 2025
BallinaLajmeFadil Nura kërkon që të shkarkohen përfaqësuesit e PDK-së në KQZ për...

Fadil Nura kërkon që të shkarkohen përfaqësuesit e PDK-së në KQZ për këtë arsye (FOTO)

Të ngjajshme

 

Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe anëtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura, ka reaguar pas qëndrimit të PDK-së lidhur me dy përfaqësuesit aktualë të partisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), sjellja e të cilëve është cilësuar “e papranueshme dhe në kundërshtim me interesat e partisë”.

Në deklaratën e tij, Nura ka theksuar se përfaqësuesit e PDK-së në KQZ kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për të mbrojtur qëndrimet politike dhe dinjitetin e partisë, veçanërisht në përballje me, siç tha ai, “fyerjet dhe sulmet e përsëritura të përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjet e KQZ-së”.

“Është e domosdoshme që çdo përfaqësues i PDK-së të qëndrojë në linjë me parimet dhe qëndrimet tona politike, sepse KQZ-ja është një institucion i rëndësishëm për integritetin e procesit zgjedhor dhe imazhin e partisë sonë,” theksoi Nura.

Ai shtoi se për këtë arsye mbështet kërkesën e strukturave të PDK-së për ndërmarrjen e masave të menjëhershme ndaj dy anëtarëve aktualë dhe zëvendësimin e tyre me përfaqësues “me integritet të lartë profesional e politik, të cilët do të mbrojnë me dinjitet interesat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe votën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.”

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz