Një lajm tronditës sot ka marrë mjeksia kosovare e sidomos banorët e Drenicës, për ndarjen nga jeta të doktorit Sam Gjoka, shkruan Drenica Press.
Këtë lajm të hidhur për ndarjen nga jeta të doktor, Sami Gjokës nuk po mund ta besoj ende doktor Fadil Beka, të cilët gjatë luftës ishin heronjë të vërtetë, duke shëruar shumë ushtarë të plagosur të UÇK-së.
Më kët rast Fadil Beka ka shpërndarë një foto gjatë luftës, duke e përshkruar kështu dr. Sami Gjokën: Sapo mora lajmin e hidhur se paska ndrru jetë bashkëluftetari e kolegu i qmuar dr.Sami Gjoka.Me këtë rast familjarëve e gjithë fare fisit,gjithë bashkë luftetareve,shokeve e miqëve,gjithë kolegëve ju shprehi ngushllimet me të sinqerta nga zemra.Nuk po muj ma shumë me shkru,jo qe nuk kam qfar të shkruaj,por akoma spo muj me besu qe ai na la e shkoj në amshim.Lamtumirë bashkluftetar .Pusho i qetë në tokën e Kosovë,mik i dashtun!/DRENICA PRESS/