Përmirësim të funksioneve, përgjigje të pyetjeve më të shpeshta, informacione më të kollajshme për t’u gjetur. Me rastin e Ditës së të Dhënave të Privatësisë, që mbahet në të gjithë botën më 28 janar, Facebook do të përditësojë funksionet e faqes ‘ që do të funksionojë mbi “Bazat e privatësisë “. TechSot.al ka mësuar se për përdoruesit të parë, do t’u vihet në dispozicion të tyre 32 udhëzime apo guida interaktive në 44 gjuhë.
“Njerëzit ndajnë momentet e tyre më të çmuara në Facebook, ne duam të bëjmë sugjerime tona dhe instrumentet tona të jenë të qarta dhe lehtëisht të arritshme në çdo kohë – thotë kompania . ‘Bazat mbi Privatësinë’ ofron këshilla dhe informacion në lidhje me sigurinë e llogarisë tuaj, gjithashtu për të kuptuar cilët dhe si të tjerët, mund të shohin postimet tuaja, si edhe për të gjetur se si faqja juaj duket për të tjerët.
Ky angazhim raporton TechSot.al, është modalitet i Facebook për të dhënë të gjithë informacionin e nevojshëm për të ndarë atë që ju dëshironi dhe vetëm me njerëzit që ju preferoni.
Në kuadër të përditësimit të politikës së privatësisë së internetit, Facebook u kujton përdoruesve disa këshilla për të qëndruar të sigurt kur ndajnë përmbajtjen e një postimi në rrjetet sociale, duke përfshirë aktivizimin e lejeve të hyrjes në profilin dhe përzgjedhjen e miqve të cilët e shohin atë që ju keni ndërmend të postoni.