Ishte raportuar para një muaji e gjysëm se aplikacioni i Facebook për mobile do të vinte me një veçori të re, Facebook Story. Por kjo nuk mund të ishte e gjitha ‘risi’, pasi e kemi parë për herë të parë në aplikacionin Snapchat, dhe më pas në Instagram dhe Whatsapp.
Sipas raportimeve të TechSot.Al, disa persona në Shqipëri kanë arritur të përfitojnë nga rifreskimi i aplikacionit të Facebook, duke u bërë disa nga të parët që arrijnë të përdorin ‘Facebook Story’. Sipas ‘screenshoteve’, përdoruesit nga Shqipëria janë duke përdorur Android, dhe në këtë moment TechSot.Al nuk mund të konfirmojë n.q.s e njëjta veçori kë mbërritur për pajisjet iOS apo jo.
Facebook Story është një foto apo video që e ngarkon në rrjetin social, dhe mund të shihet nga të gjithë shokët e tu, por kjo foto apo video qëndron aty vetëm për 24 orë, dhe më pas fshihet. Kjo është një veti që Snapchat e ka pasur para dy – tre viteve, por që Facebook e ka implementuar atë në Instagram, Whatsapp, dhe tashmë në aplikacionin kryesor./TechSot.Al/



