BallinaTeknologjiFacebook drejt realizimit të projektit: Internet në çdo vend të botës

Facebook drejt realizimit të projektit: Internet në çdo vend të botës

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Facebook bëri të ditur se ditën e enjte kishte kryer testimet e para të suksesshme të një droni me energji diellore i cili do të ofrojë qasje në internet në çdo cep të planetit.

Aquila, mjet fluturues në lartësi të mëdha, flutoroi në disa mijëra metra mbi sipërfaqen e tokës për 96 minuta mbi Arizona të Shteteve të Bashkuara, shkroi Mark Zuckerberg në një postim në faqen e tij në Facebook.

Kompania shpreson të ndërtojë një flotë me Aquila të cilat mund të fluturojnë në 18,290 metra mbi tokë dhe të komunikojnë me njëra tjetrën për të ofruar qasje në internet.

Google gjithashtu ka investuar shuma të mëdha për të ofruar qasje në internet për projektit të balonave Loon.

Shefi i laboratorit të konektivitetit dhe departamentit të inxhinierisë pranë Facebook shprehej se në fillim shpresonin që Aquila të fluturonte të paktën për 30 minuta. Yael Maguire tha se Aquila do të kalojë disa faza testuese me shpresën se do të thyer rekordin botëror si mjeti fluturues me itinerarin më të gjatë të përshkuar.

Rrjeti social Facebook i cili numëron 1.6 miliard përdorues në mbarë botën ka investuar miliarda dollar për të ofruar qasje në internet jo vetëm për dronëve por edhe iniciativës internet.org. (PCWorld Albanian)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz