back to top
Wednesday, December 10, 2025
Ballina“Facebook At Work” lejon bizneset të krijojnë rrjetet e tyre sociale

“Facebook At Work” lejon bizneset të krijojnë rrjetet e tyre sociale

Të ngjajshme

Abelard Tahiri: Thirrja jonë është të ecim “Bashkë. Përpara.”

Abelard Tahiri ka reaguar sonte pas prezantimit të planit...

Zhegrova fillon nga minuta e parë me Juventusin në Ligën e Kampionëve

Edon Zhegrova, titullar tek Juventus në ndeshjen e sotme...

Debat i fortë mes Fjollës dhe Shkurtës

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një debat i fortë...

Abdixhiku: Me gratë aktiviste zgjedhim shpresën — LDK-ja fuqizon rolin e grave në politikë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abdixhiku: LDK do ta rikthejë shpresën bashkë me gratë në ballë të ndryshimit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbajti sot një takim...
Para gati tre muajsh, u njoftua se Facebook po punon për “Facebook at Work”, një eksperiencë e re pune për përdoruesit e rrjetit të famshëm social. Në atë kohë, mendohej se “Facebook at Work” do të kishte veçori si një rrjet social normal: duke përfshirë këtu një furnizues lajmesh, mesazhe dhe grupe, si dhe veçori të reja, si profile të ndara pune, opsione privatësie dhe shpërndarjen e dokumenteve, në mënyrë që të mundësojë bashkëpunimin në një vend pune.
Facebook e prezantoi para disa ditësh këtë aplikacion të ri, i cili funksionon si në pajisjet iOS ashtu edhe ato Android, madje kompania ka krijuar edhe një version të aplikacionit për shfletuesin tradicional të uebit.
Me aplikacionin “Facebook At Work”, punëdhënësit mund të krijojnë një rrjet social për punonjësit e tyre, të cilët mund ta përdorin me llogaritë e tyre të punës, ose mund ta lidhin atë me profilet e veta për të aksesuar gjithçka në vendin e duhur.
Ky aplikacion nuk mirëpret reklama, dhe përdoruesit mund të regjistrohen falas në të. “Facebook at Work” do të funksionojë ashtu si rrjeti social Facebook, vetëm se do të ofrojë më shumë kontroll të privatësisë, duke lejuar vetëm punonjësit brenda vendit tuaj të punës të shohin përmbajtjen që ju postoni.
“Facebook at Work” do të rivalizojë aplikacionet si Yammer i Microsoft-it, LinkedIn, Slack, Convo, Socialcast etj, të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme për bizneset. LinkedIn ka njoftuar së fundmi që po zhvillon një aplikacion të ri që do të lejojë kolegët të komunikojnë dhe të shpërndajnë përmbajtje me njëri-tjetrin, raporton krokodili.al.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz