back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëFabrika e Konfeksionit “Euro Tex” do të dhuroj rreth 2000 maska mbrojtëse...

Fabrika e Konfeksionit “Euro Tex” do të dhuroj rreth 2000 maska mbrojtëse falas në ditë për Komunën e Mitrovicës

Të ngjajshme

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim pronarët e Fabrikës së Konfeksionit “Euro Tex” në Mitrovicë, Agron Syla dhe Arian Syla, ku ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, drejtori i QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, Fevzi Sylejmani, dhe komandanti i Policisë së Stacionit në Jug, Ahmet Xhosha.

Me këtë rast pronarët e Fabrikës së Konfeksionit “Euro Tex” njoftuan kryetarin Bahtiri se janë të gatshëm t’iu dalin në ndihmë në parandalimin e virusit COVID-19, duke përgatitur maska mbrojtëse falas për çdo ditë 1500-2000 copa, për të gjitha institucionet e Komunës së Mitrovicës, duke përfshirë institucionet shëndetësore, Policinë, ndërmarrjet publike, si dhe qytetarë të tjerë të cilët kanë nevojë.

Kryetari Bahtiri u shpreh tejet falënderues ndaj pronarëve të kësaj fabrike për gatishmërinë dhe vullnetin e tyre, duke ndihmuar institucionet e Komunës dhe qytetarët e Mitrovicës të pajisen me maska mbrojtëse në këtë situatë të ndjeshme për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Vlen të theksohet se fabrika në fjalë është duke zbatuar në përpikëri vendimet e Komunës së Mitrovicës, dhe rekomandimet nga Qeveria si dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, pasi që punon me një staf të reduktuar, ka bërë dezinfektimin e tërë hapësirave të objektit, ka pajisur me masa mbrojtëse personelin aty, si dhe të gjitha masat tjera të nevojshme për parandalimin këtij virusi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz