back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëFabrika e kërpudhave rrit kapacitetet, Avni Kastrati ftohet për vizitë (foto)

Fabrika e kërpudhave rrit kapacitetet, Avni Kastrati ftohet për vizitë (foto)

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Bordi i aksionarëve i fabrikës së kërpudhave ‘Hirano Mushroom’ në Gushavc të Mitrovicës, sot ka marrë vendimin për dyfishimin e kapaciteteve prodhuese. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i fabrikës Valdrin Lluka, i cili ka treguar se zgjerimi në fazën e dytë do të bëhet në vitin e ardhshëm, pas zgjerimit të fazës së që do të përfundoj deri në dhjetor.

“Sot i kemi këtu gjithë aksionarët e kompanisë tonë, të cilët kanë ardhur nga Japonia, Korea, Franca dhe Holanda, ku tema e diskutimit ka qenë faza e dytë e zgjerimit të fabrikës. Tash është faza e parë e zgjerimit, ku po bëhet ndërtimi i dhomave të reja të rritjes dhe presim të përfundoj deri në fund të këtij viti, ku kjo e parasheh përmbylljen e fazës së parë të prodhimit që kemi në fabrikë. Faza e dytë e zgjerimi do të bëhet vitin e ardhshëm dhe do të ngrit kapacitetet e fabrikës, gjegjësisht do t’i dyfishoj ato. Pra, arsyeja e takimit të sotëm ishte mbledhja e Bordit për investimin e ri dhe kjo u bë, duke u nënshkruar një marrëveshje e cila e garanton tash vazhdimin e investimit në këtë fushë edhe në vitin e ardhshëm. Kjo është një lajm i mirë si për ne si kompani, por edhe për eksportin e Kosovës”, tha menaxheri Valdrin Lluka për Veriu.info.

Ne lidhje me disa shkrime që thonin se është mbyllur fabrika e kërpudahve, Lluka sqaron se kjo është absolutisht e pavërtetë, me ç’rast ka thënë se fabrika vazhdimisht po zgjerohet.

“Këto janë lajme të njerëzve që nuk ia dojnë të mirën më së pari Mitrovicës, pastaj edhe tërë vendit, të cilat jepen nga njerëzit që kanë qef të ndjellin ters dhe gjëra negative. Pra, ne po rritemi dhe tash në fund të vitit do të ketë edhe punësime të reja, por ata që ja dojnë të keqen Mitrovicës kanë me u ndje keq kur ta shohin zhvillimin e fabrikës. Mirëpo, për qytetarët është  njëri ndër projektet më të qëlluara që i kanë ndodhur Kosovës këtë vit”, ka thënë Lluka për Veriu.info, duke treguar se  në Lipjan po hapet edhe një fabrikë e re e kërpudhave, e cila është projekti i dytë dhe tash atje ka filluar puna në ndërtimin e saj, për të cilën thotë se do të aktivizohet në muajin mars ose prill, duke treguar se ajo fabrikë është edhe më e madhe.

Në anën tjetër, kryetari i Bordit të aksionarëve, Valon Bahtiri, i cili është djali i kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, nuk ka pranuar të flas gjatë për projektin e zgjerimit të fabrikës dhe fillimin e ndërtimit të një fabrike të re, por i nxitur nga thashethemet për mbylljen fabrikës ai ka thënë: “E ftoj ish kryetarin e  Mitrovicës, Avni Kastrati, që ta vizitoj fabrikën dhe të shikoj se si funksionon një biznes i shëndosh, i cili sjellë eksport dhe punësim. Pra, ky është një biznes i nivelit evropian dhe Kastrati si zëvendës ministër i MTI-së, do të duhej ta vizitonte kohë më parë, e jo të bëjë akuza të pabaza dhe propagandë për mbylljen e fabrikës, sepse kjo është e turpshme”./Veriu.info/

Të Fundit

Sport

ShowBiz