Fabregas te Chelsea: Flet presidenti i Comos

Chelsea nuk po arrin të gjej trajnerin ideal, ku së fundi e shkarkoi edhe Liam Rosenior, pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit.
Një nga emrat që po spekulohet për të qenë trajner i skuadrës londineze është Cesc Fabregas, i cili aktualisht është trajner i Comos, shkruan IndeksOnline.
Ish-futbollisti i bluve shihet si një prej emrave që mund ta rikthej Chelsean ndër skuadrat konkurrente në Angli dhe garat evropiane.

Lexo edheVdes ish-futbollisti i Kombëtares së Nigerisë
Rreth largimit të Fabregas për tu bashkuar me Chelsean ka folur edhe presidenti i Comos, Mirwan Suwarso.
“Nëse kjo e bën të lumtur, pse jo. Ju doni që punonjësit tuaj të qëndrojnë me ju për aq kohë sa të jetë e mundur, por në fund të fundit ne nuk e zotërojmë atë dhe ai është i lirë të shkojë te Chelsea nëse dëshiron.”, ka deklaruar presidenti i Comos./IndeksOnline/














