back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditFabregas ndez ëndrrat: “Kurrë mos thuaj kurrë” për Messin te Como

Fabregas ndez ëndrrat: “Kurrë mos thuaj kurrë” për Messin te Como

Të ngjajshme

Leo zbulon “terapinë” pas ndarjes nga Lela

Dyshja e famshme Lela e Leo kanë qenë temë...

​Arrijnë rezultatet e para nga votimet me postë për kryetar të Prishtinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e...

Gara e ngushtë në Tetovë: VLEN në epërsi, AKI e ndjek me 37,84%

Koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë...

Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë

Serbia ka probleme serioze për shkak të marrëveshjes ekonomike...

Cesc Fabregas ka hedhur benzinë mbi zjarrin e një thashethemi të verës që po përhapet me shpejtësi në Itali.

Lionel Messi te Como. Me vetëm tre fjalë – “kurrë mos thuaj kurrë” – të thëna në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Al-Ahli, trajneri i klubit italian ka hapur portën e ëndrrave për tifozët larianë.

Burime të ndryshme kanë përforcuar spekulimet: gruaja e Messit, Antonela, është parë në stadiumin “Sinigaglia”, ndërsa familja e tij ka kaluar disa ditë pushimi në zonën e liqenit. Fabregas e pranoi se “Messi ishte në shtëpinë time me pushime” dhe theksoi miqësinë e ngushtë mes familjeve.

Megjithëse ideja duket thuajse e pamundur, Como ka fuqinë financiare për të realizuar një transferim të tillë. Klubi ka shpenzuar 104 milionë euro në këtë merkato dhe Messi do të ishte kulmi i një revolucioni sportiv.

Në moshën 38-vjeçare, Messi po shkëlqen ende me Inter Miami-n, ku ka shënuar 18 gola në po aq ndeshje këtë sezon. Ai do të jetë lojtar i lirë nga dhjetori dhe Inter Miami po përpiqet ta mbajë me rinovim, ndërsa interesimi nga Arabia Saudite mbetet i fortë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz