back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaJetëKurioziteteEvropa po shndërrohet në shkretëtirë!

Evropa po shndërrohet në shkretëtirë!

Të ngjajshme

Hajduti që i vodhi orën Casillasit kapet duke e shitur atë në një dyqan

Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e një personi që...

​Ndërgjegjësimi për privatësinë konsiderohet të jetë në nivel jo të kënaqshëm

Ndërgjegjësimi qytetar për mbrojtjen e privatësisë është në nivel...

Dallaveret në Malishevë/ Doli: Klienti im ishte në rolin e anëtarit të Komisionit

Avokati Egzon Doli, në cilësinë e mbrojtësit të njërit...

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...
Portali në internet, Big Think, ka publikuar hartën se si do të duket bota, nëse temperatura mesatare vjetore ngritët për katër gradë Celsius.

“Polinezia më nuk ekziston, është fundosur nën det. Pakistani dhe India janë braktisur, ndërsa Evropa ngadalë po shndërrohet në shkretëtirë. Kjo situatë na pret, nëse temperatura mesatare vjetore ngritët për katër gradë”, shkroi gazetari Frenk Xhejkobs, shkruan rtv21.tv

Antarktiku Perëndimor nuk është më i akullt dhe i pabanuar. Në rajonet e reja të gjelbra do të ndërtohen qytetet e reja. Kanadaja, Skandinavia dhe Siberia do të ushqejnë me miliona migrantë klimatik, të cilët janë të detyruar që të vendosen aty, theksojnë shkencëtaret. Harta është përpiluar para disa vjetëve, por së fundi ajo po konsiderohet si tejet e rëndësishme, për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale. Lajmet e fundit po konfirmojnë parashikimet në hartë për shkrirjen e akullit në Arktik dhe Antarktik, ku po dalin në sipërfaqe rajonet e gjelbëruara.

Në hartë janë shënjuar territoret, të cilat do të jenë të pabanueshme për shkak të vërshimeve, thatësisë dhe kushteve ekstreme klimatike dhe në mesin e tyre janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika, Amerika qendrore dhe Amerika Jugore.

Në Afrikë në këtë mënyrë do të përfundojnë Madagaskari dhe Mozambiku, ndërsa në Azi, India, Pakistani, Indokina dhe Indonezia do të braktisen në tërësi.

Me ngjyrë të portokalltë në hartë janë shënjuar shkretëtirat e pabanueshme, në mesin e të cilave gjendet i tërë Ballkani, Austria, Hungaria, Gjermania, Spanja dhe Portugalia. Lumenjtë janë tharë, ndërsa në Alpe nuk ka më borë, parashikohet në hartë. Edhe ekspertët ushtarakë kanë tërhequr vërejtjen se ndryshimet klimatike do të nxisin një krizë të refugjatëve të përmasave të papara deri me tani dhe se ngrohja globale paraqet kërcënimin më të madh për sigurinë në shekullin e 21-të.

Me ngjyrë të gjelbër janë shënuar rajonet, në të cilat është i mundur prodhimi i ushqimit dhe ndërtimi i qyteteve. Në mesin e këtyre rajoneve janë Antarktiku, Zelanda e re, Siberia, Kanadaja, Britania, Grenlanda, Skandinavia dhe pjesët veriore të Rusisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz