BallinaLajmeLajmet e FunditEuro bie në nivel historik ndaj lekut, sezoni turistik thellon rënien

Euro bie në nivel historik ndaj lekut, sezoni turistik thellon rënien

Kjo javë ka sjellë një dobësim të ndjeshëm të euros ndaj lekut shqiptar, duke e çuar kursin e këmbimit në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet me vetëm 97.84 lekë. Në tregun e lirë valutor, monedha europiane blihet me rreth 97.3 lekë dhe shitet me 98.1 lekë.

Ekspertët dhe agjentët e këmbimit valutor e lidhin këtë zhvlerësim të mëtejshëm të euros me sezonin turistik, i cili sjell një prurje të shtuar të valutës nga turistët që vizitojnë Shqipërinë, duke rritur ofertën dhe duke ulur çmimin e saj në raport me lekun.

Kjo rënie historike e euros pritet të ketë ndikim si tek eksportuesit ashtu edhe në tregun e brendshëm, ndërsa kursi i këmbimit mbetet i luhatshëm dhe nën presion të vazhdueshëm nga flukset valutore sezonale.

- Advertisement -