back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaRegjionaleDrenasEULEX-i nuk jep detaje rreth vrasjes në Drenas

EULEX-i nuk jep detaje rreth vrasjes në Drenas

Të ngjajshme

Trumpi akuzon Minesotan për mbulim kriminal të mashtrimeve financiare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Goli më i mirë i javës u shënua në Serie A, e “çpoi” nga distanca

Skuadra e Genoas ka shënuar fitore 3:2 ndaj Bolognas,...

Rogerti-Malit: Kush të ka bërë traumë jetën mami apo babai?

Vëllai i Madh u ka dhënë një sfidë interesante...

Eulexi nuk ka dhënë detaje rreth vrasjes së Bedri Currit, 37 vjeç nga Korrotica e Epërme e Drenasit, i cili u vra të enjten,

Vrasja e Currit i cili u varros dje mbetet ende një mister edhe për policinë e Kosovës. Ish luftëtari i UÇK-së të enjten rreth orës 18:15, u gjet i vrarë me një plumb në kokë në një mal në fshatin e tij, në afërsi të shkollës.

Në pyetjen që “Zëri” i ka dërguar EULEX-it rreth detajeve të kësaj vrasje por edhe rreth dyshimeve për lidhjen e vrasjes së Currit me faktin se ai ka qenë dëshmitarë i Gjykatës Speciale, ata nuk kanë dhënë ndonjë detaj.

“Eulexi nuk mund të komentoj për identitetin e cilit do person i cili nuk ekziston në proceset gjyqësore në mënyrë të qartë”, ka thënë Besa Domi, zëdhënëse e këtij misioni në Kosovë duke shtuar. “Ndërkohë sa i përket pyetjes rreth dhomave të veçanta kontaktojeni zëdhënësin e tyre”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë asgjë konkrete nuk ka dhënë as Policia e Kosovës në komunikatën e saj “përveç se trupi është gjetur pa shenja jete dhe se rasti është kualifikuar si vrasje”./Zeri.

Të Fundit

Sport

ShowBiz